INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndeshjet miqësore: Sot tre klasike të futbollit, shitje rekord biletash

Ndeshjet miqësore: Sot tre klasike të futbollit, shitje rekord biletash

Publikuar më: 10:01 15-11-2016

Tre sfida luksi, tre klasike të futbollit që rrallëherë mund të shijohen si miqësore. Mbi 40 mijë bileta të shitura për ndeshjen miqësore Itali-Gjermani. Të dhënat e sotme për takimin që do të luhet në “San Siro” në orën 20:45 kanë lënë të kënaqur organizatorët e sfidës. Në total, dy kombëtaret janë ndeshur me njëra tjetrën 21 herë ku Itali kryeson me 11 fitore përballë 6 të gjermanëve, të cilët regjistrojnë suksesin e fundit në kohën e rregull në miqësoren e Mynihut rreth 1 vit më parë me rezultatin 4-1. 40 janë golat e shënuar nga të kaltërit në duelet me GJermaninë që ka arritur ta gjejë rrjetën 6 herë më pak se rivalët. Sfida e parë mes dy skuadrave daton në një miqësore të vitit 1923, ndërsa 3 vjet më parë, po në “San Siro”, ndeshja u mbyll në barazim 1-1. Një tjetër përballje interesante e mbrëmjes së sotme është edhe ajo që do të luhet në “Wembley” mes Anglisë dhe Spanjës. Suksesi 3-0 në derbin Britanik ndaj Skocisë i gjen anglezët me moralin në yje, ndërsa Spanja prezantohet pas fitores së lehtë 4-0 ndaj Maqedonisë. Rooney nuk do ta nisë ndeshjen që nga minuta e parë. Anglia ka humbur vetëm në 2 nga 15 ndeshjet miqësore gjatë viteve të fundit, ndërsa në 8 sfidat e fundit miqësore ka arritur të shënojë të paktën nga një gol. Sfida e tretë është ajo që do të luhet në Lens. Franca do te pres një nga kombëtaret më të mira të Kontinentit Afrikan, Bregu i Fildishtë .

Article Logic
Execution time: 0.0021870136260986