Gjatë kontrolleve të transportit publik policia bën me dije se janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues automjetesh që transportojnë fëmijë kyesisht shkollash, pa iu vendosur rripin e sigurimit apo dhe kanë kryer shkelje të tjera.
Kontrollet do vazhdojnë në të gjithë Tiranën dhe në ditët në vijim përsa i përket transportit publik. Subjekt kontrolli janë automjetet e shërbimit publik, ata që transportojnë fëmijë në shkolla e kopshte, autobuzë apo dhe taksi si dhe autovetura të tjera që dyshohet se ushtrojnë aktivitet të paligjshëm, pa licencë, duke mos u stacionuar në terminalet e përcaktuara dhe në kundërshtim me kriteret e çertifikatave të transportit rrugor.