Sot Pallati Mbretëror ka publikuar fotot zyrtare të dasmës mbretërore të Princ Harry dhe Meghan Markle.
Dasma e tyre i ktheu në protagonistët e fundjavës që lamë pas, ku e gjithë vëmendja e botës ishte fokusuar aty. Fotografitë e ditës së tyre të madhe janë publikuar me mesazhin “Ndihemi me fat”, duke falënderuar të gjithë për mesazhet e tyre, shkruan Daily Mail.
Fotoja më e bukur është ajo kur çifti janë ulur në terracën e Windsor Castle, ku Meghan qëndron e mbështetur në këmbën e Princit, ndërsa që ai i buzëqesh objektivit të aparatit.
“Duka dhe Dukesha e Sussex-it dëshirojnë t’i falënderojnë të gjithë që morën pjesë në festimin e dasmës së tyre të shtunën. Ata ndihen me fat që kanë mundur të ndajnë ditën e tyre të madhe me gjithë ata mysafirë në Ëindsor dhe të gjithë ata që e kanë shikuar dasmën përmes televizorit në gjithë Britaninë, Commonëealth dhe gjithë botën”, tha zëdhënësi i Pallatit Mbretëror.
Fotot e çiftit u realizuan nga fotografi 42 vjeçar Alexi Lubomirski, mbrojtësi i fotografit Mario Testino, i cili ishte shumë i pëlqyer nga Princesha Diana, e ëma e Harry-t.
Zgjedhjet e Meghan dhe Harry të imazheve zyrtare mund të shihen si faza e ardhshme e revolucionit të tyre mbretëror.