Ekzistojnë disa lloj ushqimesh, që shërbejnë për të rikuperuar energji, pa patur frikën e shëndoshjes. Njihuni me to tani:
Banania
Një banane përmban një sasi të jashtëzakonshme të sheqerit dhe kaliumit, minerale thelbësore për funksionimin e duhur të nervave dhe muskujve:në mungesë të kaliumit, muskujt dhembin dhe janë të dobët. Është një ushqim shumë i mirë për të frenuar oreksin, për shkak të efektit të saj ngopës. Banania ka veti antidepresante, për shkak të prezencës të aminoacidit triptofanit që trupi e shndërron në serotoninë, hormonin e humorit të mirë. Përveç kësaj, kaliumi nxit përqëndrimin, vëmendjen dhe kujtesën.
Brokoli
Brokoli, ashtu si anëtarët e tjerë të familjes së lakrës, përmban të njëjtën sasi të vitaminës C si portokalli, siguron sasi të mëdha të kaliumit, hekurit dhe kalciumit, dhe janë të pajisura me veti të spikatura mbrojtëse kundër sëmundjeve kancerogjene. Gjithashtu ndikojnë në reduktimin e stresit, dhe kanë një fuqi të madhe.
Xhinxheri: zhduk migrenën
Provojeni të freskët, të bashkuar me portokall të kuq dhe mollë:do t’iu japë shumë energji dhe stabilizon stomakun! Xhingeri, i njohur për vetitë e tij kundër të vjellave, është gjithashtu një anti-inflamator i fuqishëm. I pasur me vitaminën C, xhinxheri është një burim i shkëlqyer i antioksidantëve. Ai stimulon funksionimin e trurit, ndihmon në luftën kundër migrenës, dhe është një zëvendësues në trajtimin e sëmundjeve që shkaktohen nga ftohja. Në kuzhinë, mund të përdoret i kombinuar me mishin dhe peshkun, dhe i aromatizuar me salcëra të ndryshme.
Portokallet e kuq
Portokallet e kuqe siçiliane, furnizojnë trupin e njeriut me ujë dhe minerale, tejet të domosdoshme për prodhimin e energjisë (magnezit) dhe funksionimin e muskujve dhe nervave (kaliumi), me një sasi kalorish të papërfillshme (40 kalori/100 g).
Çokollatë
Është shumë energjike, përveç kësaj, ul presionin e gjakut, rregullon nivelin e kolesterolit, përmirëson elasticitetin e enëve dhe rrjedhshmërinë e gjakut. Duke pasur parasysh fuqinë e lartë energjike, rekomandohet të konsumohen një ose dy copa të vogla në ditë, veçanërisht për sportistët.