INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndiheni të vetmuar? Ja 3 gjërat që duhet të bëni

Ndiheni të vetmuar? Ja 3 gjërat që duhet të bëni

Publikuar më: 21:04 13-02-2017

Të paktën në një moment, jeni ndjerë të vetmuar. Ndoshta kjo ndjenjë ka ardhur pasi keni kuptuar se jeni ndryshe nga të tjerët, ose askush nuk ju kupton juve.E kjo ndodh edhe nëse jeni në një shtëpi të mbushur plot me njerëz. Mbi të gjitha keni përjetuar ndjenjën e thellë e të tmerrshme, e të qenit të vetmuar.

Për disa njerëz, ndjenja e vetmisë nuk largohet asnjëherë nga ata, por ja çfarë duhet të bëni për të mo u ndjerë të vetmuar.

1-Pranoje se kush je

Vetmia shpesh buron nga mosgjetja e rehatisë për veten, kur jeni me njerëz të tjerë. Dhe kjo ndjenjë ndodh pasi ju nuk i kushtoni shumë rëndësi vetes tuaj. Mësoni të kënaqe me atë çfarë jeni. Nuk është e nevojshme të jeni perfekt, por nëse e pranoni veten ashtu siç jeni, do të krijoni disa lidhje persona që nuk i kishin menduar ndonjëherë.

2-Vlerësojeni veten

Injorojini ato zërat negativ dhe mërzitës që ju pëshpërijnë në vesh “askush nuk të pëlqen ty” e shumë gjëra të tjera. Ju jeni një person i mrekullueshem, çdokush ka të meta. Kur dëgjoni këto fjalë negative, filloni të mendoni rreth gjërave pozitive për vete. Shoqërohuni me njerëz që ju bëjnë për të qeshur, dhe shmangni ata që ju bëjnë të qani.

3-Provoni gjëra të reja

Monotonia dhe rutina janë të mërzitshme. Provoni gjëra të reja që nuk i keni provuar më parë, ose as që i keni menduar për parë. Hidhuni me parashutë, bëni ski, ose ngjitje në mal. 

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998