INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndiheni të zhgënjyer nga mënyra skandaloze që dikush është sjellë me ju? 5 gjërat që duhet të bëni urgjentisht!

Ndiheni të zhgënjyer nga mënyra skandaloze që dikush është sjellë me ju? 5 gjërat që duhet të bëni urgjentisht!

Publikuar më: 11:39 19-12-2017
"Unë nuk jam në këtë botë për të përmbushur pritjet tuaja dhe ju nuk jeni në këtë botë për të jetuar në botën  time ", ka thënë Bruce Lee
Zhgënjimet më të mëdha në jetën tonë janë shpesh rezultat i pritjeve të gabuara. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tona dhe ndërveprimet me të tjerët.
Kjo do t'ju ndihmojë t’i kushtoni rëndësi  gjërave që me të vërtetë kanë rëndësi.
1. Mos prisni që të tjerët të bien dakord me ju
Ju meritoni të jeni të lumtur. Mos lejoni që mendimet e të tjerëve t'ju bëjnë të harroni këtë. Ju nuk jeni në këtë botë për të përmbushur pritjet e të tjerëve. Në fakt, sa më shumë që të miratoni vendimet tuaja në jetë, aq më pak miratim ju nevojitet nga të gjithë të tjerët.
2. Mos prisni që të tjerët t’ju respektojnë më shumë sa ju respektoni veten tuaj
Forca e vërtetë është në shpirt. Ka të bëjë me besimin në atë që jeni dhe gatishmërinë për të vepruar mbi të. Sipas intv.al duke vepruar në këtë mënyrë do jeni më pak të zhgënjyer nga të tjerët.
3. Mos u kërkoni  atyre që të pëlqejnë ty
Ju mund të ndiheni të padëshiruar dhe të padenjë për një person. Mos e harroni kurrë vlerën tuaj. Kaloni kohë me ata që ju  vlerësojnë. Pavarësisht se sa të mirë jeni për njerëzit, gjithmonë do të keni një person negativ që ju kritikon. Injorojëni dhe vazhdoni punën tuaj.
4. Mos prisni  që ata të dinë se çfarë jeni duke menduar
Njerëzit nuk mund të lexojnë mendjen. Ata kurrë nuk do të dinë se si ndjeheni nëse nuk u tregoni atyre. Shefi juaj? Po, ai nuk e di që ju po shpresoni për një promovim, sepse ende nuk i keni thënë. 
5. Mos prisni  që ata të ndryshojnë papritur
Nëse keni nevojë për ta ndryshuar diçka, jini të ndershëm dhe vendosni të gjitha kartat në tavolinë. Në këtë mënyrë  ky person e di si ndiheni dhe për çfarë keni nevojë. 
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666