INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ndihesha e dërrmuar shpirtërisht' Angelina Jolie flet për shkëputjen nga kinematografia

'Ndihesha e dërrmuar shpirtërisht' Angelina Jolie flet për shkëputjen nga kinematografia

Publikuar më: 16:29 16-10-2019

Angelina Jolie për 4 vite qëndroi larg aktrimit dhe siç duket kjo ka qenë një nga fazat më të vështira për të. Në një intervistë të dhënë për “People” aktorja ka treguar se si e përjetoi këtë moment dhe rikthimin në “Maleficent”.

“Ishte një kohë e ashpër. U riktheva pas disa vitesh të vështira dhe nuk ndihesha shumë e fortë. Në fakt ndihesha e dërrmuar shpirtërisht. M’u desh pak kohë sa të ndieja sërish fuqinë e ‘Maleficent'”, ka thënë Jolie. Gjatë katër viteve që qëndroi larg aktrimit, Angelina u nda edhe nga Brad Pitt.

Gjatë rrëfimit të saj për ‘People’ ajo ka treguar se asnjë nga fëmijët e saj nuk dëshiron të bëhet aktor, pavarësisht se të dy prindërit e tyre kanë bërë karrierë në industrinë e filmit. “Askush nga fëmijët e mi nuk do të bëhet aktor. Atyre ju pëlqen biznesi, punët humanitare dhe gjëra si këto”, ka treguar Jolie. Angelina dhe Brad janë prindër të 6 fëmijëve, Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne e Knox.

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711