INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ndihesha sikur do më përdhunonin!” Bebe Rexha rrëfen takimin e frikshëm me producentin amerikan [FOTO]

“Ndihesha sikur do më përdhunonin!” Bebe Rexha rrëfen takimin e frikshëm me producentin amerikan [FOTO]

Publikuar më: 08:38 03-09-2019

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në të gjithë botën dhe është shumë e angazhuar me projekte të reja apo edhe koncerte të shumta muzikore, ku nuk nguron të shprehë krenarinë e saj për origjinën shqiptare.

bg.jpg

Gjatë një intervistë për revistën e njohur “Cosmopolitan”, këngëtarja shqiptare tregoi se ka pasur disa përvoja të vështira në Hollywood.

“Unë dua të krijoj një mjedis të sigurt për gratë. Kur arrita për herë të parë në LA, punova me një producent shumë të madh. Ai më vendosi në një dhomë me shumë kantautorë dhe muzikantë të tjerë që të gjithë dukeshin të droguar. Ishte një producent (tjetër) që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë ai u përpoq të shkonte më lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha, ‘Jo, unë do të bëj atë që dua’. Por unë jam rritur për të mos lejuar kurrë që dikush të prekë trupin tim nëse nuk dua që ta bëjë"- është shprehur këngëtarja.

Bebe Rexha u shpreh se ky person është shumë i famshëm sot, pavarësisht se nuk dha asnjë emër. Ajo më pas tregoi një takim të frikshëm me një producent dhe 6 burra të tjerë në një dhomë studioje që i dukej sikur do ta përdhunonin:

“Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë djemsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të përdhunohesha. Në heshtje thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kisha kaluar ndonjëherë”.

Këngëtarja ka treguar edhe raste kur është fyer për paraqitjen e saj dhe është diskriminuar për madhësinë e veshjeve!

“Donin që të humbisja 9 kilogramë”- është shprehur këngëtarja për Cosmopolitan.

Bebe Rexha foli edhe për periudhën kur një markë e njohur mode refuzoi që ta vishte këngëtaren për çmimet Grammy.

“Më theu zemrën. U trishtova shumë, hyra në depresion. ndihesha si plerë”- ka shtuar këngëtarja.

17980030-7419857-image-m-22_1567439554151.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436