INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndihet e vetmuar? Arbana Osmani u përgjigjet të gjithëve: Budallallëku…[FOTO]

Ndihet e vetmuar? Arbana Osmani u përgjigjet të gjithëve: Budallallëku…[FOTO]

Publikuar më: 12:32 01-06-2020

Jemi mësuar ta shohim të postojë vetëm gjëra pozitive në rrjetet sociale dhe statuset e trishta s’janë aspak të zakontë për Arbana Osmanin. Por në një prej postimeve të fundit, të gjithëve iu bëri përshtypje ajo që kishte shkruar moderatorja.

“Psikologjia thotë: Personi që përpiqet t’i bëjë të gjithë të lumtur, shpesh përfundon duke u ndjerë më i vetmuari.”

ar1.jpg

 

Mediat aluduan se shprehja kishte lidhje me jetën e Arbanës, sepse duke qenë se ajo përpiqet t’i bëjë të lumtur të gjithë me emisionin e saj mund të ndihet e vetmuar. Siç duket moderatorja nuk e ka pritur mirë vendosjen në këtë kontekst të shprehjes së publikuar, ndaj ka vendosur t’ju përgjigjet të gjithëve.

budal.png

 

Ajo ka postuar disa tituj të lajmeve dhe përkrah tyre ka shkruar: “Nga seria ‘budallallëku nuk ka brirë’”. Në këtë mënyrë Arbana i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet e ngritura dhe ka treguar se ndihet shumë mirë me jetën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.002856969833374