Me siguri nuk e keni harruar ende, intervistën e Ledri Vulës që bëri xhiron e rrjetit, pasi reperi shprehej se niveli i të bërit rep, ka rënë shumë, aq sa dhe "femrat po bëjnë rep tani".
Dhe duket se jo vetëm Ledri nuk qenka fans dhe aq i madh i repereve femra.
I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Majk u pyet se cilën prej repereve femra shqiptare pëlqen, por përgjigja e tij nuk pritej.
Majk i injoroi të gjitha reperet shqiptare, por edhe të huaja duke u shprehur se nuk i pëlqejnë. Madje reperi deklaroi se nuk ka dëgjuar asnjërën prej tyre.
“Të them të drejtën nuk jam fans i repereve femra. Nuk preferoj t’i dëgjoj. Më shumë më pëlqejnë femrat kur tingëllojnë si këngëtare. Nuk e kam dëgjuar ndonjërën”, u shpreh Majk.
Mos ndoshta aryseja përse ashtu si Ledri dhe Majk, shprehet kaq kundër repereve femra është për shkak të sukseseve dhe vëmendjes që ato po marrin, duke e bërë konkurencën në treg akoma dhe më të fortë për reperët meshkuj?