INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndihma ekonomike, Kryemadhi: Ja cila është kura jetike kundër sëmundjes së varfërisë

Ndihma ekonomike, Kryemadhi: Ja cila është kura jetike kundër sëmundjes së varfërisë

Publikuar më: 13:34 15-03-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare ka deklaruar se programi i propozuar nga partia e saj, mund ta lehtësojë ndihmën ekonomike për mijëra familje shqiptare.

“Ne jemi një forcë politike që kemi prezantuar një plan konkret, planin kundër varfërisë si një kurë jetike kundër sëmundjes së varfërisë, e cila në themel të saj nuk jep lëmoshë, por një ndihmë ekonomike dinjitoze për familjet në nevojë. Kemi një vizion për një qasje transformuese të ndryshme nga skema aktuale parazitare e lëmoshës.Besoj se mund ti japim fund varfërisë absolute për çdo shqiptar nëse: Fondi i ndihmës ekonomike do të shkojë 2% të GDP. Kjo do të thotë që mbi 80 mijë familje me mesatarisht 4 anëtarë do tu jepet nga qeveria 240 dollarë në muaj për cdo familje, pra 2 dollarë në ditë për cdo anëtar të saj në mënyrë për të kaluar pragun e varfërisë absolute’ tha kryetarja e LSI-së.

Ajo po ashtu lexoi edhe letrën e një qytetari ku flitej për ndihmën ekonomike.

Kryemadhi u bëri thirrje deputetëve të reflektojnë për një cast dhe t’u sjellin buzëqeshje familjeve të varfra.

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775