Mëngjesin e kësaj të diele kryeministri Rama ishte në një familje që përfitonte ndihmë ekonomike për herë të parë.
Gjatë bisedës me familjen në Berat kreu i qeverisë u shpreh se në këtë qytet janë përjashtuar 700 familje nga ndihma një pjesë e vogël e të cilave nga gabimet në llogaritje por që sipas Ramës po korrigjohet.
Edhe një herë kryeministri theksoi se ka shumë njerëz që janë hequr nga ndihma dhe nuk duan të punojnë.
‘Ka shumë njerëz që kanë dalë nga skema dhe nuk duan të shkojnë të punojnë, kemi gjithë ato fabrika që kanë nevojë për krah pune dhe njerëzit nuk shkojnë’ u shpreh Rama.