Pas thirrjes publike që u bë nga familjarët, Reanta tashmë mund t’i nënshtrohet operacionit të kushtueshëm, i cili do t’i shpëtojë jetën. Qindra qytetarë shqiptarë dhe anembanë botës, pa shumë bujë e fjalë dhuruan para për shërimin e foshnjës dhe treguan një shembull të jashtëzakonshëm të solidaritetit njerëzor. Mes tyre kishte edhe personazhe të njohur, të cilët i ka falenderuar një ndër kontribuesit në këtë vepër humane, Noizy.
Noizy ka dhënë kontributin e tij bashkë me miqtë për të shpëtuar jetën e vogëlushes Renata.
Këngëtari dhuroi 14 mijë e 500 euro për të bërë të mundur transportin e vogëlushes drejt Romës, e cila do të kryejë transpantin.
Noizy ka falenderuar gjithë miqtë e tij të cilët ndihmuan në grumbullimin e parave, ku ndër to janë politikanë, këngëtarë dhe aktorë, si Behgjet Pacolli, Zaimir Mane, Blerim Destani, Zaimir Mane etj.