INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndihmoi një të aksidentuar, vritet brutalisht 22-vjeçari shqiptar në Florida!

Ndihmoi një të aksidentuar, vritet brutalisht 22-vjeçari shqiptar në Florida!

Publikuar më: 12:45 23-09-2018

Një i ri shqiptar, vetëm 22 vjeç, është përplasur për vdekje në një nga rrugët e Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa po kthehej nga shkolla ditën e enjte.
I riu shqiptar, në lëvizje e sipër në autostradë ndaloi për të ndihmuar një person tjetër, i cili ishte aksidentuar nga një motor, por më pas, Dhimitri Andoni, u përplas nga një kamion.

Mjeti po drejtohej nga një përdorues droge, ku sipas raportimeve, ai kishte paguar lirinë për 100.000 mijë dollarë.

Pas përplasjes, drejtuesi i kamionit i rrëmbeu makinën të riut, ndërsa kamionin e la në një cep të rrugës duke ia mbathur nga vendi i aksidentit. Sipas raportimeve, policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të kamionit, Dana Byrd, i cili goditi për vdekje shqiptarin nga Devolli.

Dhimitri ishte një shembull për rininë shqiptare, ku krahas punës, ai ishte edhe një student i shkëlqyer në profilin e bankave, studimet e së cilës do i mbyllte në muajin qershor.

16730606_10208417862115341_9184550283541531653_n.jpg

906b6b20-e82b-4f0e-b8f0-6d49e881b33e.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109