INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndihmuan grabitësit e Rinasit, kërkohet arrestimi i 5 zyrtarëve

Ndihmuan grabitësit e Rinasit, kërkohet arrestimi i 5 zyrtarëve

Publikuar më: 10:31 02-05-2019

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrestimin e 5 punonjësve të kompanisë së sigurisë në Rinas, ICTS.

Urdhri i ndalimit për këta pesë punonjës është bërë pasi mbi ta rëndon akuza për shpërdorim detyre.

Prokuroria dyshon se këta punonjës kanë ndihmuar Admir Muratajn dhe grupit e grabitësve me informacion mbi transportimin dhe lëvizjen e parave, ku u vodhën plot 6 milionë euro.

Deri më tani sa i përket grabitjes janë arrestuar disa persona që kanë qenë në pistë, bashkëpunëtorë të tyre, dhe personi që modifikoi furgonin Alkond Bengasi që është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Në pranga kanë rënë Ragip Hajdini, Alkond Bengasi, Oltjan Veseli, Saimri Cela, Renaldo Sula dhe Elton Pikli.

Në kërkim janë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, Talo Çela, Aleks Pepa dhe dy ish efektivë policie, një mashkull dhe një grua.

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277