INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndikim “çudibërës” i muzikës tek të sëmurët

Ndikim “çudibërës” i muzikës tek të sëmurët

Publikuar më: 09:45 09-07-2016

Një studimi i kryer nga një grup hulumtuesish shkencorë nga Universiteti “Queen Mary” i Londrës, tregon se pacientët që dëgjojnë muzikë janë më pak të shqetësuar pas operacionit dhe kanë më pak nevojë për ilaçe qetësuese. Ata kanë arritur në konkluzionin se dëgjimi i muzikës para, gjatë dhe pas operacionit mund të ndihmojë për të lehtësuar dhimbjet. Në një artikull të publikuar tek revista prestigjioze “Lancet, shkruhet se muzika ka rezultuar efektive edhe kur pacientët kanë qenë nën efektin e anestezisë. Shkencëtarët duan që mjekët t’u sugjerojnë pacientëve të marrin pajisje muzikore me vete, pasi do të ndihen më mirë si fizikisht ashtu edhe moralisht.
Sipas autores kryesore të studimit, dr. Catherine Meads, muzika është një opsion i sigurt, i lirë dhe jo-invaziv, që mund të jetë në dispozicion për këdo që duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215