INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndikim rus në Shqipëri? Rama: Në asnjë vend të NATO-s s’ka ndodhur çka po ndodh këtu

Ndikim rus në Shqipëri? Rama: Në asnjë vend të NATO-s s’ka ndodhur çka po ndodh këtu

Publikuar më: 15:05 02-06-2019

Në konferencën e mbajtur me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg, Rama foli edhe për qasjen jomiqësore ruse ndaj vendeve të NATO-s. Sipas Ramës, në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur, ajo çka po ndodh këtu.

“Nuk është sekret qasja e Rusisë ndaj NATO-s. Nuk është një qasje miqësore. Dua të nënvizoj faktin se në asnjë vend të NATO-s nuk ka ndodhur çka po ndodh këtu dhe çka disa forca të opozitës paralajmërojnë dhe do të përpiqen që të ndodhë këtu.

Do ishte një njollë ë pashlyeshme për një vend anëtar të NATO-s e cila është një aleancë vendesh që ndajnë parime dhe vlera. Diçka e tillë nuk shkon më vlerat as të NATO dhe as të BE. Me ose pa dashje çon ujë në burimin e atyre që nuk e duan integrimin e Ballkanit në BE”, u shpreh Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383