INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndikimet e politikës. Banka e Shqipërisë: Bie besimi te konsumatorët [VIDEO]

Publikuar më: 16:46 14-04-2017

Ngërci politik që ka përfshirë vendin, ka dhënë efektet e tij të para. Banka e Shqipërisë ka publikuar grafikët për besimin e biznesve dhe konsumatorëve në vend. Sipas të dhënave besimi i konsumatorëve ka shënuar rënie në tre muajt e parë të këtij viti. E kundërta ka ndodhur me biznesin. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë u rrit me 4.3 pikë përqindjeje gjatë tre mujorit të parë të vitit 2017. Shifra të larta ka edhe në kurbën e besimit në fushën e ndërtimit. Sipas të dhënave ato shkojnë me 5.9 pikë përqindje. Ndërsa përsa i përket konsumatorëve, vihet re një rënie me 0.4% në pikët e besimit të tyre. Sipas ekspertëve kjo lidhet edhe me rënien e blerjeve gjatë kësaj kohe. Në raportin e Bankës së Shqipërisë theksohet se blerjet që kanë bërë shqiptarët gjatë këtij viti kanë qenë 4.4 pikë përqindje më të ulëta nëse do të krahasoheshin me vitin e kaluar. Kjo nuk është hera e parë që zhvillimet politike në vend, ndikojnë dhe ekonominë e vendit.

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875