INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndikimi rus në Ballkan. Spiunët dhe diplomatët kanë 10 vjet që investohen

Ndikimi rus në Ballkan. Spiunët dhe diplomatët kanë 10 vjet që investohen

Publikuar më: 14:33 06-06-2017

Rusia  po kërkon të rrisë ndikimin e saj në vendet e Ballkanit duke provokuar mosmarrëveshje dhe tensione. Spiunët dhe diplomatët rusë kanë qenë të përfshirë në një përpjekje gati dhjetëvjeçare për të përhapur propagandën dhe për të provokuar mosmarrëveshje në Maqedoni. Kështu shkruan gazeta britanike “The Guardian” e cila bazohet në informata sekrete, nga Shërbimet sekrete të Maqedonisë.  Dokumentet e zbuluara sugjerojnë se qëllimi i Kremlinit është të ndalojë vendet e Ballkanit që të bashkohen me NATO-n dhe t'i largojë ata nga influenca perëndimore. Sipas së përditshmes The Guardian “Rusia punon prej gati 10 vjetësh me agjendën e saj në Maqedoni për ta larguar vendin nga perspektiva e NATOS-së  dhe BE-së. Raportet gjithashtu tregojnë përpjekjet e inteligjencës serbe për të mbështetur nacionalistët pro-rusë dhe anti-perëndimorë në Maqedoni”. “Përpjekjet ruse dhe serbe për të larguar Maqedoninë nga perëndimi kanë kontribuar në krizën politike dhe etnike të gjatë të vendit”.  Ky aktivitet ka nisur që në vitin 2008, kur Maqedonisë nuk iu mundësia hyrja në NATO, kur Greqia i vendosi veton për shkak të çështjes së emrit. Sipas dokumenteve agjentët e Rusisë janë vendosur në Shkup duke u infiltruar në institucione shtetërore ndërkohë që ata bashkëpunojnë me agjentë serbë. Në dokumente del edhe emri i ambasadorit rus, i cili sipas inteligjencës maqedonase po trumbeton idenë e krijimit të një grupi ushtarak neutral në vendet e ish-Jugosllavisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658