INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndikoi Luizi? Kiara Tito merr vendimin e fundit për ish të dashurin

Ndikoi Luizi? Kiara Tito merr vendimin e fundit për ish të dashurin

Publikuar më: 13:31 21-06-2023

Fotot e Kiara Titos nga vera e vitit të kaluar, në ishujt luksoz ku është bërë e ditur se ka qenë me ish-partnerin Ron Koka, kanë qenë kryefjaë e ditës së djeshme. Albeu.com vuri re se moderatorja po “kryqëzohej” në masë nga ndjekësit, ku numëroheshin me qindra komente që kritikonin Kiarën se ruan kujtime me ish-in, e dhjetra komentues të tjerë i bënin thirrje Luizit t’i hedh një sy fotove.

Vetëm pak orë më vonë, fotot janë fshirë nga Instagrami i Kiara Titos.

Nuk dihet nëse kishte një kërkesë nga Luizi për të fshirë fotot që ngjallin kutjimet me ish-partnerin, apo vetë moderatorja mori vendimin për t’i hequr këto pamje nga profili i saj në Instagram.

Article Logic
Execution time: 0.0035791397094727