INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndizen gjakrat, Pacolli shpall person “non-grata” ministrin e jashtëm të Serbisë

Ndizen gjakrat, Pacolli shpall person “non-grata” ministrin e jashtëm të Serbisë

Publikuar më: 13:40 05-05-2019

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka vendosur të shpallë person non-grata homologun e tij serb Ivica Daçiçin, i cili mohoi masakrën e Reçakut, ku u vranë 30 gra, fëmijë e pleq në janarin e vitit 1999.

Pacolli ka thënë se për sa kohë fashistët si Daçiçi nuk dënohen, nuk do të ketë as pajtim Kosovë-Serbi.

Pacolli ka shkruar në Facebook se është i papranueshëm mohimi i Masakrës së Reçakut nga Daçiçi, të cilin e ka quajtur zëdhënës të Millosheviçit. Në vijim ai thotë se Serbia ka kryer krimet më të këqija kundër civilëve shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë në Europë që nga nazistët e Luftës së Dytë Botërore kundër hebrenjve.

Ai shton se arsyeja pse Daçiç mohon krimet e luftës është sepse drejtësia ndërkombëtare ka dështuar sjelljen para drejtësisë të atyre që kryen krime kundër njerëzimit në Kosovë.

Ndërkaq lidhur me deklaratat e Daçiçit dhe zyrtarëve tjerë serbë të cilët mohojnë krimet e luftës, Pacolli ka marrë vendimin që të shpallen persona të padëshiruar.

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324