Të premte në orën 19:00 në “Selman Stërmasi” Tirana do të presë skuadrën e Partizanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 në Superligën shqiptare.
Prej vitit 1947-2016 janë plot 148 takime të luajtura mes tyre në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.
Partizani ka fituar më shumë se Tirana në derbi, plot 61 ndeshje, ndërsa bardheblutë numërojnë vetëm 40 fitore. 47 ndeshje kanë përfunduar në barazim.
Janë 214 gola që ka shënuar skuadra e kuq, kundrejt 163 të bardhebluve.
Barazimi 2-2 është rezultati që është përsëritur më shpesh në derbin e kryeqytetit, plot 29 herë në 47 barazime.