Ditën e fundit të afatit, Kryeprokuroria Arta Marku dorëzoi pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) kandidaturën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.
Ajo është e 4-ta kandidaturë që ka dorëzuar CV-në e saj pranë KLP, për postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm.
Kandiatët e tjerë që konkurojnë për kreun e akuzës janë Fatjona Memçaj e cila është prokurore e Apelit në Tiranë, Olsion Çela prokuror në Krimet e Rënda si dhe avokati Lulëzim Alushaj.