Në kampin e kombëtares shqiptare të futbollit duket se i kanë kaluar lajmet e hidhura për dëmtimin e Rei Manaj dhe Armando Sadikut.
Lojtarët pasi kanë zhvilluar dy seancat e sotme stërvitore, në mbrëmje kanë gjetur pak kohë edhe për argëtim me njëri-tjetrin.
Në ambientet e hotelit që qëndron kombëtarja në Zvicër është zhvilluar një ceremoni festive për ti uruar mirëseardhjen në ekip dy lojtarëve që janë grumbulluar për herë të parë në ekipin e Gianni De Biasit, Eros Grezada dhe Liridon Latifi.
Nga festa e çunave të kombëtares, mbrojtësi Berat Gjimshiti ka publikuar disa foto në profilin tij në Instagram për të treguar gjenden psikologjike të ekipi para ndeshjes së 6 Tetorit ndaj Lihtershtejnit.