INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndizet kompjuteri më i madh në botë, funksionon si truri njerëzor

Ndizet kompjuteri më i madh në botë, funksionon si truri njerëzor

Publikuar më: 09:56 31-12-2018

Ndizet për herë të parë kompjuteri më i madh në botë i cili është i aftë të kryejë më shumë se 200 milionë veprime në sekondë.

Superkompjuteri i cili kushtoi 19.5 milionë dollar është dizejnuar të funkionojë sikurse funksionon truri njerëzor.

I quajtur ndryshe makina SpiNNaker, ai është i aftë të modelojë më shumë neurone sesa çdo aparat tjetër në planet.

Superkompjuteri do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë sesi funksionojnë sëmundjet neurologjike, sikundër impakti i Parkinson në tru.

U deshën plot 10 vite që shkencëtarët e Universitetit të Manchester të krijonin këtë superkompjuter.

Secili chip i kompjuterit ka 100 milionë pjesë dhe janë krijuar që t’u ngjasojnë neuroneve të trurit njerëzor.

“Ne kemi krijuar një makineri e cila funksionon më shumë si një tru njerëzor sesa si një kompjuter tradicional” shprehet një nga shkencëtarët.

SpinNNaker është unik sepse ndryshe nga një kompjuter normal nuk komunikon duke dërguar informacione nga pika A në pikën B. Ai kopjon komunikimin paralel të trurit duke dërguar miliona informacione të vogla në mijëra drejtime të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0015559196472168