Mbrëmjen e sotme do të luhet derbi i madh i kryeqyteti. Një sfidë që pritet me shumë interes nga të dy tifozëritë, të cilët e kanë “ndezur” këtë sfidë ende pa i rënë gjyqtari bilbilit. Kështu tifozët e Partizanit, kanë nisur marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit, për t’iu drejtuar stadiumit “Selman Stërmasit”.
Ata shoqërohen nga forca të shumta të policisë, teksa nuk mungon atmosfera elektrizuese dhe koret e shumta thumbuese ndaj rivalëve. Nuk kanë munguar as përplasjet në rrugët e Tiranës, teksa tifozët e kuq, kanë sulmuar disa bardheblu. I desh ndërhyrja e policisë që situata të normalizohej.