Elvana Gjata është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Ajo pëlqehet gjithashtu edhe për pamjen dhe shpesh herë veshjet e saj kthehen në trend.
Pas disa koncerteve në Europë dhe suksesit me filmin “2 Gisht Mjaltë”, Elvana ka performuar para një jave për koncertin AlbaFestival që u mbajt në Zvicër së bashku më Capital T këngën e tyre më të re “Fustani” e cila u prit mjaft mirë nga publiku dhe deri më tani ka shkuar 9,633,243 shikime.
Ditën e djeshme, në Sheshin Skënderbej është mbajtur një super koncert nga Digitalb për festimin e 15-vjetorit. Të shumtë ishin këngëtarët të cilët kënduan, por një nga të ftuarat speciale ishte edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila e ndezi atmosferën.
Elvana këndoi disa nga hitet e saj më të njohura, që nga "Fustani", "Lejla" e deri tek "Tavolina e mërzisë" të cilat i këndoi edhe publiku bashkë me të, e cila teksa dëgjonte publikun të këndonte për të është emocionuar dhe ka shprehur falenderimet e saj për të gjithë të pranishmit aty, madje dhe duke ju përulur të gjithëve në shenjë respekti.
Nuk mund të rrimë pa e shprehur se këngëtarja dukej si një ëngjëll e veshur me të bardha.