INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndizni cigaren menjëherë pas ushqimit? Mos e bëni asnjëherë më

Ndizni cigaren menjëherë pas ushqimit? Mos e bëni asnjëherë më

Publikuar më: 09:25 04-06-2016

Shumica e duhanpirësve dëshiron të ndezë cigaren menjëherë pas racionit, mirëpo nuk janë të vetëdijshëm sa dëm i shkaktojnë organizmit të vet me këtë shprehi.

Dëshira e fuqishme për të ndezur cigaren është impuls për të pirë një cigare pas ushqimit diçka me të cilën mund të njëjtësohen me cigaren shumica e duhanpirësve.

Shpesh ndezin cigaren menjëherë duke menduar që po ashtu shpejt do ta tresin ushqimin, mirëpo shkenca nuk e përkrah këtë teori të tyre.

Sigurisht, pirja e duhanit nuk rekomandohet asnjëherë, por në qoftë se nuk mundeni pa cigare, shmangni shprehinë e tymosjes së cigares menjëherë pas ngrënies, sepse, siç thonë ekspertët, kjo është si të keni ndezur 10 cigare në të njëjtën kohë.

Gjithashtu, pirja e duhanit menjëherë pas ngrënies vetëm më tej irriton zorrët.

Sistemi i tretjes punon në tërë trupin, kurse nikotina lidhet me oksigjenin në gjak, sepse pastaj absorbohet më lehtë.

Shkencëtarët paralajmërojnë se një cigare pas një racioni në mënyrë dramatike rrit rrezikun e kancerit të zorrëve dhe kancerit të mushkërive.

Cigaret, nëse nuk mundeni pa to, i konsumoni të paktën 20 minuta pas ushqimit!

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775