Melisa dhe Andi vazhdojnë të mbesin çifti i vetëm i dalë nga ‘’Për’puthen’’ edhe pse gjithçka filloi jashtë programit e jo brenda.
Dyshja vazhdojnë të shfaqin detaje nga përditshmëria e tyre duke publikuar pamje të bukura por nuk kursehen edhe kur kanë ndonjë zënkë. Por njerëzit janë ende kuriozë të dinë mbi lidhjen e tyre.
Së fundmi Andi është përballur me disa pyetje pikante nga ndjekësit i cili nuk ka nguruar t’iu përgjigjet me të njëjtën monedhë.
Ore si nuk ke frikë se Melisa mund të tradhëtojë? Sa e besoni njëri-tjetrin?- peyet ndjekësi.
‘Unë Melisës i besoj edhe jetën, jo më këto lloj budalliqesh siç janë tradhëtitë. E besoj jashtëzakonisht shumë dhe nuk kam fare frikë që mund të arrijë puna deri tek tradhëtia’, ka thënë Andi.