Tayna ka nisur pushimet në Tajlandë. Ajo ka zgjedhur destinacionin tropikal për të kaluar pak kohë larg zhurmave të qytetit dhe larg të ftohtit të ditëve të fundit.
Sikundër nuk kanë munguar edhe në fotot që bukuroshja ka publikuar.
Fotot provokuese nuk kanë munguar nga Tayna, po ashtu edhe komentet e shumta. Një ndër komentueset ka qenëZaimina Vasjari në një nga fotot e Tayna, ndërkohë ajo më pas ka vijuar replikimin me një person që e quajti atë publikisht dështake.
Fillimisht Zaimina i la reperes një emoji të zjarrit tek një foto, dukë lënë të nënkuptohej se ajo dukej shumë bukur, ndërkohë më pas, një ndjekës i Tayna-s ka replikuar:
“Zajmin marove t’u i bo marketing vetit në Instagram te Tayna. Tayna bonja bllok ksaj dështake!”
Mirëpo pas këtij komenti, Vasjari duket se është nxehur tej mase dhe ia ka kthyer në këtë mënyrë:
“Të bësh kompliment se sheh një femër të bukur dhe mbi të gjitha të talentuar nuk është marketing për veten. Po kaq horizont ke, nuk të vë faj. Sa për dështaken i kam 3 biznese të suksesshme, po ik merru bëj diçka për veten sa merresh në Instagram.”