Oriola Marashi ka qenë një nga modelet e përzgjedhura për të sfiluar në pasarelën e kompanisë së famshme botërore “Guess”.
Padyshim ky është një nga sukseset më të mëdha në karierrën e modeles dhe ajo nuk ka nguruar ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj lumturinë.
Së fundmi, duke postuar disa foto të shkëputura nga prapaskenat e sfilatës ajo ka falënderuar edhe njëherë të gjithë njerëzit që i dhanë mundësinë të ishte pjesë e evenimentit.
Por, duket se njëri prej ndjekësve të Oriolës ka kapur një detaj në lidhje me modelen që ndodhej në krah të saj.
Ai i shkruan se ajo është me origjinë serbe dhe ka tallur shqiptarët e Zvicrës kur shënuan ndaj kombëtares së tyre. Gjithashtu kjo modele sipas tij ka postuar një foto, ku shkruhej se Kosova është pjesë e Serbisë.
E menjëhershme ka qenë përgjigja e Oriolës, e cila ka shpjeguar faktin se ajo nuk mund t’i shmangë dot, por i siguron atij se ajo çfarë ka ndodhur nuk harrohet.