Kim Kardashian u kthye në shënjestrën e personit që më parë kishte “sulmuar” Gigi Hadid në rrugë, Vitalii Sediuk.
Ai tentoi që t’i puthtë asaj të pasmet në një veprim që do të kishte lënë këdo me zemër në dorë. Por bukuroshja 35 vjeçare duket se ka nerva prej çeliku dhe iu rikthye punës së saj të zakonshme vetëm pak orë pas “agresionit” të frikshëm. Ajo postoi një tjetër foto provokuese ku përveç lëkurës, nxorri dhe shumë nga hiret e saj. Në një foto me descriptionin “Parisian vibes” (ndjesi pariziane) Kim doli edhe një herë tjetër topless me modestinë të mbuluar vetëm nga duart e saj. A thua se për të kjo ndodh vetëm në Paris... Dhe duke e krahasuar me fotot e tjera do thonim se është gati-gati e mbuluar.