Tristan Thompson e tradhëtoi Khloe Kardashianin gjatë kohës kur ajo ishte shtatzënë dhe priste fëmijën e tyre ë parë. Ai u sulmua keq nga fansat pas tradhëtis megjithatë Khloe e fali dhe po mundohet të rindërtojë marrëdhënien. Por fansat nuk ndryshojnë mendje sepse sërish e sulmojnë Thompson.
Khloe ka postuar dje një foto me një pamje të mrekullueshme të një plazhi me rërë rozë dhe me ujin ngjyrë të kaltër dhe ka shkruar: “Shkojmë aty, të lutem”. Ndërsa Tristan ka bërë një koment të ëmbël dhe të pafajshëm: “Ku dëshiron të shkosh, dashuria ime?”
Kaq ka mjaftuar që fansat të shpërthejnë me komente kundër tij. Disa komente kanë qenë ironike, disa tallëse dhe të tjerë të vrazhda. Ndoshta është mizore të qeshësh, por nëse nuk e kontrolloni dot, ju kuptojmë! Disa prej komenteve ishin: “Në Tokën e besnikërisë, Tristan, aty dëshiron të shkojë”, “Pas në kohë”, “Në Tokën e ndershmërisë”, “Tek avokati i divorcit” dhe më i ashpri ishte:“Diku ku ti nuk je”.