INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndjekësit sulmojnë Bella Hadid për operacionet plastike, nëna e supermodeles iu mbyll gojën me komentin epik

Ndjekësit sulmojnë Bella Hadid për operacionet plastike, nëna e supermodeles iu mbyll gojën me komentin epik

Publikuar më: 18:28 23-01-2019

Bella Hadid është një ndër modelet më të suksesshme dhe ndër më të kërkuarat e momentit. Ajo ka parakaluar në shumë sfilata mode dhe po pushton kopertinat e revistave më të famshme.

Krahas komenteve pozitive, Bella merr edhe shumë komente negative, të cilën shpeshherë e sulmojnë se ajo ka bërë shumë operacione plastike dhe nuk është natyrale. Një koment të tillë e ka marrë modelja para pak ditësh tek fotoja e nënës së saj Yolanda Hadid, e cila nuk ngurroi të postonte një foto ku pohonte se kishte hequr çdo përbërës të huaj nga trupi duke përshirë këtu, mbushësit, implantet e gjirit, botox dhe gjithçka tjetër. Por ajo çka duket se e ka shqetësuar është komenti i një personi i cili shkruante: “Unë jam dakord me ty, por po vajzat e tua? Veçanërisht Bella! Ajo është e bukur, por duket që përdor mbushës (filler)?! Si e shpjegon këtë?”

Screenshot_29-5-e1548256448478.jpg

 

Screenshot_30-4.jpg

Mesa duket Yolandës nuk i ka pëlqyer ky koment dhe ka vendosur që t’i kthejë një përgjigje ironizuese. “Asnjëri prej fëmijëve të mi nuk ka përdorur ndonjëherë mbushës, botox, apo diçka të huaj në trupin e tyre! Ata e dinë më mirë pasi më panë se ç’hoqa unë!” 

02-Custom-2.png

Article Logic
Execution time: 0.0067868232727051