INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndjekja e lojës së hokejit rrit rrezikun për sulme në zemër [VIDEO]

Ndjekja e lojës së hokejit rrit rrezikun për sulme në zemër [VIDEO]

Publikuar më: 12:04 05-10-2017

Një hulumtim i ri i publikuar në Gazetën Kanadeze të Kardiologjisë ka dalë në përfundimin se shikimi i lojës së hokej ka një efekt negativë në shëndetin e zemrës.

Kjo është hera e parë që bëhet një studim mbi efektin e shikimit të sportit të hokejit pasi shumica e hulumtimeve ishin të përqendruar tek sportet e tjera.

Studiuesit kanë treguar se gjatë kampionatit të futbollit numri i sulmeve të zemrës ka shënuar një rritje të ndjeshme.

Ekipi iudhëhequr nga Dr. Paul Khairy, ka ekzaminuar 20 burra dhe gra të moshave 18 vjeç e lart. Pjesëmarrësit u ftuan të plotësonin një pyetësor për shëndetin e tyre të përgjithshëm, dhe pasionit ndaj sportit të hokej.

Pjesëmarrëseve iu kërkua që tiu vihej një pajisje në zemër për të monitoruar rrahjet gjatë lojës së hokejit.

Rezultatet treguan se rrahjet e zemrës pësuan një rritje me 75% kur pjesëmarrësit po e shikonin ndeshjen në televizion ndërsa kur e panë live rrahjet u rritën me 110%.

Specialistët shpjegojnë se kur zemra pësoi një rritje në ritëm më 110% ishte i barabartë me stresin kardiak .

E kjo i ka nxjerr studimet në përfundimin që shikimi i ndeshjeve shkakton emocione të forta tek personat duke rritur riskun dhe për një sulme në zemër kur pasojat mund të jenë dhe fatale. Prandaj studiuesit paralajmërojnë popullsinë që të jenë më të përmbajtur emocionalisht për të pasur një zemër të shëndetshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417