INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndjekje penale për Lulzim Bashën

Ndjekje penale për Lulzim Bashën

Publikuar më: 16:09 27-02-2017

Të premten Lulzim Basha lëshoi deklaratën më të fortë që prej nisjes së protestës së demokratëve në bulevardin kryesor të kryeqytetit. Por thirrja publike për veprime të dhunshme, apo dhe luftë, nuk kanë rënë në vesh të shurdhër të strukturave të policisë së shtetit. Pas kallëzimit depozituar nga policia, Prokuroria e Tiranës regjistron proçedim penal ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha.
Policia e Tiranës ka kërkuar hetim penal ndaj kreut të Partisë Demokratike për thirrje publike për veprime të dhunshme. Materialet proceduriale i janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.
Në protestën e të premtes, për policinë Basha ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve që të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore.
“Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat…… ora t’i marrim zvarrë në këtë shesh…”, ka thënë Basha më 24 shkurt.
Hetimet ndaj tij kanë nisur për thirrje publike për veprime të dhunshme, parashikuar në nenin 223 të Kodit Penal.
Në këtë nen thuhet se: “Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223