INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘‘Ndjekje penale për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës së deputetëve’’! Ndjekje penale për Taulant Ballën? Deputeti i PD rendit akuzat

‘‘Ndjekje penale për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës së deputetëve’’! Ndjekje penale për Taulant Ballën? Deputeti i PD rendit akuzat

Publikuar më: 18:05 18-12-2017

Duke iu referuar fotografisë që ka qarkulluar sot për Taulant Ballën i cili është kapur duke marrë kartat e votimit të deputetëve të opozitës, deputeti i PD Ervin Salianji, ka deklaruar në një status të bërë në Facebook, se duhet të ketë ndjekje penale për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës së deputetëve.

JA REAGIMI I PLOTE NE FB:

Ndjekje penale për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës së deputetëve!

Deputetë të maxhorancës vjedhin votën në sallën e parlamentit; në prani të kamerave, të fotografëve dhe të çdo shqiptari që ndiqte këtë seancë.

Mendoni çfarë kanë bërë me votën e qytetarëve. Mendoni çfarë kanë bërë dhe bëjnë me tenderat dhe aferat korruptive që janë në dokumenta që nuk i sheh dot publiku.

De-legjitimimi i Parlamentit të Shqipërisë u vulos edhe me këtë akt mbyllës të pa ndodhur kurrë më parë.

Jo vetëm politika po mbarë opinioni publik, shoqeria civile dhe çdo zë i rëndësishëm duhet t’i japë vëmëndjen e duhur këtij akti që shemb plotësisht shtetin së drejtës.

 

salianji-status.jpgcd300106-264b-4581-895d-3f77daee7b3c.jpgballa-merr-karten.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379