INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndjenja nuk ka fytyrë! Njihuni me Rovena Dilon romantike [Video]

Ndjenja nuk ka fytyrë! Njihuni me Rovena Dilon romantike [Video]

Publikuar më: 14:40 24-12-2017

Këngëtarja Rovena Dilo shpesh diskutohet për jetën e saj private edhe pse artistja e njohur nuk jep detaje për publikun.

Në programin “Një kat më lart” me moderatorin Ermal Peçi arritëm të zbulojmë disa detaje nga dimensioni i saj njerëzor në një lidhje dashurie. “Për një çast” ishte pyetësori që Ermali i bëri në studio teksa zbuluam se :

“Për një çast” Rovena Dilos i ndan zemra nga fjalët e rralla me shumë sinqeritet; nga një trëndafil enkas për të dhe jo nga shumë tufa të tilla për postime instagrami; nga një përkedhelje vetëm për të dhe jo nga ato në sy të të tjerëve.

Mes një mashkulli që nuk harron datat e lidhjes dhe një mashkulli që bën çdo ditë histori çfarë do të zgjidhte Rovena? “Kjo e fundit do ishtë një ëndërr, por do ishte mirë nëse do të ndodhte” – tha ajo. 

Një mashkull artist apo një mashkull që e do artin? Për Rovenën s’ka rëndesi kjo sesa fakti që një mashkull të ishte frymëzim për këngët e saj të reja. Këngëtarja pohoi gjithashtu se ndjenja nuk ka fytyrë, nëse nisesh me plane, atëhërë nuk është dashuri, por llogari.

Ndiqni të plotë bisedën me Rovena Dilo në “Një kat më lart”.

Article Logic
Execution time: 0.0037581920623779