Gjatë puntatës së sotme në qendër të shikimit ishte takimi i Muratit me Sindin, por që veç kësaj ajo që bëri përshtypje ishte veprimi i Atdheut. Për një moment, Atdheu i dërgoi Sindit një puthje me dorë. Kjo gjë irritoi Melisën e cila e habitur e pyeti se çfarë ishte ky veprim. Atdheu u përgjigj se ishte thjesht një puthje shoqërore.
Melisa:
Hë mo Atdhe, po kjo çfarë ishte.
Atdheu:
Asgjë, është një puthje shoqërore për Sindi.
Pas kësaj Sindi deklaroi se Atdheu ka qenë i vetmi që e ka mbështetur në momentin që të tjerët e kanë paragjykuar.