Deputeti Eduard Ndocaj, nuk e ka aspak problem të jetë i drejtpërdrejtë, edhe kur bëhet fjalë për çështje problematike. “Kaubojsi” ka treguar me anjë të një fotoje në rrjetet sociale, momentin kur deputetët, kanë përfunduar punën në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ndërsa janë ulur që të konsumojnë edhe një kafe. Por, Ndocaj e quan një mbledhje gallatë pasi sipas tij, është diskutuar 1 orë për këto çështje dhe në fund ka dalë që Shqipëria nuk ka trena në qarkullim.
Siç shihet në tavolinë janë Artan Gaçi i PS, Genc Ruli i PD, Rakip Suli i PS-së dhe vetë “kaubojsi”.