INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndocaj flet për Ramën e Bashën: Rama arrogant ndërsa Basha veç di me qesh si... [VIDEO]

Ndocaj flet për Ramën e Bashën: Rama arrogant ndërsa Basha veç di me qesh si... [VIDEO]

Publikuar më: 19:48 14-03-2018

Eduart Ndocaj padyshim është një ndër politikanët më të veçantë në politikën shqiptare. Ai gjithashtu njihet si një ndër biznesmenët më të suksesshëm shqiptarë.

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, Eduart Ndocaj aktualisht kryetari i PBDKSH, u shpreh se problematikat dhe mashtrimet në politikën shqiptare janë nga më të ndryshmet, sipas tij asgjë nuk është ashtu siç duket nga ekrani.

Zoti Ndocaj u shpreh në Kolaudim se edhe dy krerët e dy forcave politike më të mëdha në vend, PD-PS, janë shokë me njëri-tjetrin, takohen fshehurazi, diskutojnë bashkë sa drogë do shesin etj.

Gjithashtu kryetari i PBDKSH-së, foli edhe për pjesëmarrjen e tij në çadrën e opozitës, ai u shpreh se u ofrua vetë të ishte pjesë e asaj çadre për të mirën e popullit jo për mënyrën sesi ajo çadër përfundoi. Gjithashtu ai u shpreh se gjatë diskutimeve që kishte bërë me kryetarin e Opozitës zotin Lulzim Basha, nuk kishte parë asgjë serioze.

“Në takimet që pata me të e pashë që ishte totalisht zhgënjyes sepse nuk e kishte seriozisht, kur diçka diskutohet mes dy palëve diskutohet tamam, jo njëri fol e tjetri qesh, unë flisja seriozisht dhe ai qeshte”, është shprehur Eduart Ndocaj.

Gjithashtu ai ka komentuat edhe zotin Rama dhe Basha, duke qenë se ka marrë pjesë në të dyja forcat politike.

Një pikë e kanë të përbashkët, të dy duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Rama është arrogant dhe i paaftë i ka të dyja dhe kur shkojnë të dyja bashkë është rrezik kombëtarë. Ndërsa Basha është akoma më i paaftë se Rama nuk kupton rri gjithë ditën tu qesh”, u shpreh kryetari i PBDKSH-së.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

 

Article Logic
Execution time: 0.0037219524383545