Kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare, një deputet i Partisë Socialiste ka menduar të hapë një zyrë të posaçme për pritjen e banorëve dhe elektoratin e tij. Me kolltuqe të kuqe dhe një zyrë e mbushur me piktura e fotografi, deputeti Eduart Ndocaj ka njoftuar në Instagram lëvizjen e tij më të fundit dhe shkruan:
“Te dashur qytetare lezhjane dhe jo vetem. Deshiroj tu njoftoj se kam hapur zyren time ne Rr. Shtraus ne Lezhe qe do te jete ne dispozicion te qytetareve qe neser. Per cdo halle, propozim apo qofte edhe per problematikat te ndryshme sociale dhe jo vetem, do te jem cdo dite ne zyre per te qene ne dispozicionin tuaj. Po ashtu, se shpejti do te behet publike edhe iniciativa politike qe ka te bej me angazhimin tim dhe po ashtu edhe me te ardhmen e Lezhes dhe jo vetem. Me respekt Eduart Ndocaj”.