INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndocaj kësaj rradhe mos e ka tepruar pak me një status me

Ndocaj kësaj rradhe mos e ka tepruar pak me një status me "ndikim fetar"?

Publikuar më: 14:07 24-06-2016

Turp dhe propagandë fallco e ka cilësuar gjithë ceremoninë e pritjes së Kombëtares Shqiptare deputeti Eduart Ndocaj. Deputeti i Lezhës ka preferuar të komentojë mbi fotografitë e publikuara nga kryebashkiaku Erion Veliaj, por duket se ka zgjedhur të devijojë debatin. Besimi fetar që kanë futbollistët duket se e ka “shqetësuar” deputetin Ndocaj i cili thotë:
Eduart Ndocaj:
“Turp gjithë kjo propagandë fallso ndaj skuadrës tonë (totalisht propagande naziste me geibelsin e bashkisë) edhe pse s'kishte as edhe një katolik në grup. Të paktën të hante dhe të pinte birrë katoliku, dhe kështu do të shënonte ndonjë gol, duke mbajtur ramazan këta s'kanë parë ku është porta nga uria . Të paktën sulmuesi katolik do te kishte ngrënë bukë dhe kishte pi birrë dhe do të kishte bërë gola. Kështu kishim kaluar grupin po të ishte vetëm një katolik në sulm apo jo Zoti Kryeministër?

Ja statusi:

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875