INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndocaj në In Tv, në emsionin 3JAT, 50% të pasurisë e kam falur! Vlera marramendëse…

Publikuar më: 13:06 11-01-2016

Zbardhet pasuria e deputetit, Eduard Ndocaj. “Kaubojsi” ka deklaruar se zotëron pasuri me vlera shumë të larta duke llogaritur të gjitha asetet që disponon.

Kjo është deklarata e plotë:


– 14 apartamente në Shëngjin me sipërfaqe 725,92 m² + 2 bodrume: 32 580 220 lekë
– Shtëpi private në proces legalizimi në Shëndëlli, Sarandë 600 m² + 1200 m² truall: 100 mijë euro
– Kontratë sipërmarrjeje e datës 24.10.2012 për apartament 320,30 m²; bodrum 666 m², si dhe apartament po në Tiranë 94,3 m²: 496 160 euro
– 1200 m² truall në Shëngjin blerë në 2011-n: 2 000 000 lekë
– Dyqan në Lezhë, 57 m² blerë në 2013-n: 2 280 000 lekë
– 16000 m² tokë e trashëguar dhe e përfituar nga reforma e ligjit 7501
– Apartament në Itali 480 m² / Apartament në Itali 100 m² dhe 2000 m² truall të blera me investim bankar: 650 000 euro
– Apartament në Itali 180 m² me dy garazhe makinash: 300 000 euro, nga e cila 180 000 euro me investim bankar
– 325 000 euro kredi huamarrjeje në qershor 2007, kreditorë Eduart dhe Valentina Ndocaj: 280 000 euro shuma e detyrimit financiar e pashlyer.
– Kredi huamarrjeje me vlerë 185 000 euro marrë në 2002-shin në proces gjyqësor: 130 000 euro shuma e detyrimit financiar e pashlyer.
– Kredi huamarrjeje me vlerë 435 000 euro: 300 000 euro shuma e detyrimit financiar e pashlyer.

 

Ndërsa Bashkëshortja, Valentina Ndocaj disponon:


– 2 dyqane në Lezhë me sipërfaqe 259 m²: 10 360 000 lekë
– Apartament në Lezhë 69 m²: 2 000 000 lekë

 

Pra familja Ndocaj rezulton të ketë në total një pasuri prej 12360000 lekë dhe 1270000 euro, nga të cilat në emsionin 3JAT, në In Tv, deputetit “babaxhan” publikoi që gati 50% të pasurisë e ka dhënë ndër vite për bamirësi. Këto vlera në fakt rezultojë marramendëse. Për më tepër ndiqni deklaratën në vidion e mëposhtme….

 

Article Logic
Execution time: 0.0024399757385254