I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, Eduart Ndocaj gjithashtu ka shprehur edhe kandidaturën e tij për Bashkinë Lezhë, ai u shpreh se ka ardhur koha që Lezha të ketë një kryetarë që mendon për banorët e Lezhës dhe jo për kryetarë që duan të mbushin xhepat me para.
I pyetur nga drejtuesit e emisionit pse një biznesmen aq i suksesshëm sa ai vendosi t’i futej politikës, zoti Ndocaj u shpreh se biznesi dhe politika janë dy shina, në qoftë se një biznesmen e provon se di të jetë i suksesshëm do të thotë që di të menaxhojë edhe pjesën e tij në politikë.
Gjatë një pyetësori në emisionin Kolaudim, i cili quhet “pyetësori i vettingut”, zoti Ndocaj u pyet se kush është objekti më i shtrenjtë që ai zotëron, por përgjigja e kryetarit të PBDKSH, ishte goxha interesante sidomos kur tha vlerën e objektit.
“Shtëpia është objekti më i shtrenjtë që kam... kushton 2.5 milion euro”, u shpreh Eduart Ndocaj.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: