INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh! Blushi shpall “Lëvizjen për Demokraci” në PS

Ndodh! Blushi shpall “Lëvizjen për Demokraci” në PS

Publikuar më: 15:19 09-03-2016

Kritikat e Ben Blushit për shkeljen në Statutin e partisë sjellin dhe krijimin e strukturave të posaçme për funksionimin e tij. Në ditën kur u zhvillua Asamblea Kombëtare e Partisë Socialiste, tetë anëtarë të saj kanë themeluar “Lëvizjen për Demokraci”. Ky grupim, brenda kësaj force politike, kërkon zbatimin e Statutit të partisë dhe kryerjen e zgjedhjeve për kryetarin e saj. Mësohet se firmëtarë të kësaj lëvizje janë deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Namik Kompliku. Të tjerë firmëtarë janë dhe ish Presidenti Rexhep Mejdani si dhe Maqo Lakrori, i cili ka qënë përballë Edi Ramës në 2009 në garën për kryetarin e partisë. Mësohet se është pikërisht Maqo Lakrori ai që ka prezantuar Lëvizjen për Demokraci në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Lëvizja për Demokraci në PS

  • Rexhep Meidani
  • Maqo Lakrori
  • Ben Blushi
  • Mimosa Hafizi
  • Namik Kopliku
  • Ndre legisi
  • Petrit Ago
  • Suzana Hakrama

Por kësaj liste nuk i është bashkuar deputetja Arta Dade, e cila deri një ditë më parë ka qënë kritike ndaj kreut të partisë. Zonja Dade ka mbrojtur idetë e lançuara nga Ben Blushi si dhe ka dënuar “dhunën” e ushtruar nga anëtarët e partisë ndaj Blushit, pak ditë më parë në Elbasan. Por në asamble Dade ka zgjehdur vetëm të flaës për dhunën ndaj kolegut të saj dhe jot ë jetë firmëtare e Lëvizjes për Demokraci.

Article Logic
Execution time: 0.00177001953125