INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh çudia më e madhe pas 90 vitesh, rishfaqet anija e mbytur në Trekëndëshin e Bermudës [VIDEO]

Ndodh çudia më e madhe pas 90 vitesh, rishfaqet anija e mbytur në Trekëndëshin e Bermudës [VIDEO]

Publikuar më: 14:44 17-01-2017

Trekëndëshi i Bermudës ka mbetur prej vitesh një ndër misteret më të mëdha në botë .

World News Daily Report botoi një artikull ku tregoi se roja bregdetare kishte  parë një anije e cila u zhduk në të ashtuquajturin “trekëndëshi i Bermudës”

Autoritete kubane zbuluan anijen për herë të parë me 16 maj në afërsi të një zone të kufizuar ushtarake pranë një ishulli në perëndim të Havanës. Ata njoftuan se anija ishte pa ekuipazh dhe  supozohej se mund të ishte një transportuese mallrash e cila ishte zhdukur në Trekëndëshin e Bermudës në  dhjetor të vitit 1925.

Ata bënë shumë përpjekje të pasuksesshme për të komunikuar me të ekuipazhin dhe më në fund mobilizuan tre anije patrullimi për ta kapur atë.  Së fundmi janë befasuar kur anija 100 vjeçare e identifikuar si “Cotopaxi” u shfaq pas dekadash të tëra e cilësuar si e humbur. Emri i saj madje lidhet edhe me legjednën e Trekëndëshit të Bermudës.

Eksperti kuban, Rodolfo Salvador Cruz, beson se ditari i udhëtimit të kapitenit është autentik. Ky dokument është plot me informacion të çmuar në lidhje me jetën e ekuipazhit para zhdukjen e anijes, por shënimet ndalojnë papritmas më 1 dhjetor, 1925

Ishte shumë e rëndësishme për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur pasi incidente të tilla vërtet mund t’i bënin keq ekonomisë së vendit. 

Article Logic
Execution time: 0.0026149749755859