INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh dhe kështu. Dëmshpërblehet me 31 mijë euro narkotrafikanti shqiptar

Ndodh dhe kështu. Dëmshpërblehet me 31 mijë euro narkotrafikanti shqiptar

Publikuar më: 10:56 18-06-2018
Një narkotrafikant shqiptar, i dënuar me 10 vjet nga gjykata e Milanos për trafik droge, është dëmshpërblyer me 31 mijë euro. Shqiptari me inicialet H.H, 35-vjeç është ekstraduar gabimisht në Itali, fakt që i shkaktoi një dënim të dytë me 135 ditë të padrejta burgimi. Për këtë gabim ai do të dëmshpërblehet nga shteti italian, raporton 'Corriere della Sera'. Sipas medias italiane, narkotrafikanti shqiptar H.H, në vitin 2003 është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos për trafik droge, dënim të cilin e ka vuajtur në Itali dhe Shqipëri të cilin e ka përfunduar në 28 maj të vitit 2013.
Por në tetor të 2013, H.H arrestohet nga Interpoli në Itali, pasi rezultonte i kërkuar për të njëjtin dënim. Por, në Shqipëri u deshën 40 ditë që të sqarohej gabimi dhe Gjykata e Elbasanit të zbardhte rastin. Fakt që narkotrafikantit i rëndon me 10 ditë të tjera qëndrimi në Qëndrën e dënimit në Romë. Pas kësaj ngjarjeje, narkotrafikanti shqiptar arrestohet përsëri për të njëjtën akuzë më 18 korrik të 2015 në Maqedoni ku ndodhej për t'u kuruar nga leuçemia. Narkotrafikanti H.H arrestohet me urdhër kërkimi ndërkombëtar dhe ekstradohet përsëri në Itali për të njëjtin dënim. Gjykata e Milanos pasi ka mbledhur të gjitha faktet, ka pranuar gabimin në ekzekutimin e vendimit dhe e ka konsideruar të padrejtë arrestimin dhe ekstradimin e shqiptarit në Itali.
Sipas ligjit italian, çdo ditë burg i padrejtë dëmshpërblehet me 235.82 euro në ditë.
Shqiptari H.H ka bërë 135 ditë burg të padrejtë e shuma që shteti italian duhet ta shpërblej është rreth 31.825 euro.
 
 
 itali_1.jpg
Article Logic
Execution time: 0.004019021987915