INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh dhe kështu! Fjoralba Ponari rrëfen momentin kur i ftuari e ngacmoi seksualisht: Kam qarë me kokërr të lotit…

Ndodh dhe kështu! Fjoralba Ponari rrëfen momentin kur i ftuari e ngacmoi seksualisht: Kam qarë me kokërr të lotit…

Publikuar më: 15:31 11-01-2021

Gjatë rubrikës “Trotuar” në emisionin “E diell” është diskutuar mbi sekretet. E ftuar në të ka qenë edhe moderatorja Fjoralba Ponari, e cila ka rrëfyer një gjë që i ka ndodhur në fillimet e saj në televizion. Fjoralba ka treguar se kur ishte pjesë e “Top Arena” një i ftuar e ka ngacmuar seksualisht në prapaskenë dhe ajo e ka përjetuar shumë keq këtë gjë, sa është përlotur.

 “Kur kemi qenë ne te ‘Top Arena’, ku ka qenë eksperienca e parë e vërtetë e imja televizive. Nuk kisha eksperiencë, nuk dija si të sillesha në momente të caktuara dhe kam patur një personazh të ftuar që ishte pa filtra, gati gati në prapaskena gjëja shkoi në ngacim seksual. Pas kësaj kam marrë në telefon Ervin Kurtin, kam qarë me kokërr të lotit. Pa i thënë askujt, kisha vendosur që të largohesha nga Top Arena, ka shumë që shkelin mbi gjemba, por do ia marrësh dorën. Ka qenë Ervini që më ka nxjerrë në shina”, tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598