INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndodh e kështu, një foto në adresë të gabuar e bëri të famshëm

Ndodh e kështu, një foto në adresë të gabuar e bëri të famshëm

Publikuar më: 09:03 11-04-2019

Një i ri i sapo diplomuar në Universitetin e Karolinës së Jugut ka dërguar një fotografi në një adresë të gabuar.

Justin Campbell dërgoi screenshotin e një fotografie të vetes dhe të një shoku në ditën e tyre të diplomimit tek një i panjohur.

"Për fat të keq, dje i kam dërguar këto imazhe në numrin e gabuar. Po përgjigjia ishte e befasuese. Më bëri vërtet të buzëqesh”, shkroi Campbell. 

Përgjigja që mori ishte një foto e qeshur e agjentit të pasurive të paluajtshme Roger Hawkins, i cili i shkroi të riut: “Urime djema”.

Por kur Campbell shpërndau e mesazhin, ai mori më shumë se 30.000 reagime në Twitter dhe 90.000 pëlqime, dhe dërgoi një mesazh tek miku i tij i ri për ta informuar atë për famën e tij duke i thënë se: "Twitter ju do".

Pra pasi numri i telefonit të Hawkins u përfshi gabimisht në profilin e Campbell mori një fluks kërkesash.

 

Article Logic
Execution time: 0.0021860599517822